Flash News

Ditari i Opozitës

A e dobësoni Berishën duke garuar për kryetar Bashkie? Boçi: Vendimet tona politike vetëm e forcojnë PD-në

A e dobësoni Berishën duke garuar për kryetar Bashkie?

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, i cili tashmë duket se do të jetë zyrtarisht kandidati i opozitës për Bashkinë e Elbasanit, ka rrëfyer arsyet që e shtynë drejt kësaj gare.

I ftuar në ABC, se a e dobëson grupin e Sali Berishës largimi i tij apo dhe i kolegëve të tjerë të cilët kanë dorëzuar mandatin e deputetit, Boçi tha se kjo vetëm e forcon PD-në.

 “Unë gjykoj që iniciativa të tilla që vijnë dhe nga drejtues të tjerë forcojnë PD-në. Jemi në një betejë që nuk duhet neglizhuar, pasi ka një valencë politike për shkak të zhvillimit të situatave politike në Shqipëri. Angazhime të tilla i shërbejnë PD-së. Edhe iniciativa ime nuk ka nota afrimiteti, janë thjeshtë detyrime politike të pranuara nga ana ime”, tha Boçi.

 

Të fundit