Flash News

Ditari i Opozitës

A i frikësohet përballjes me 'zonjën e hekurt' të PD-së? Basha e thotë prerë

A i frikësohet përballjes me 'zonjën e hekurt' të
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se nuk i frikësohet një përballje me ish-kryeparlamentaren, Jozefina Topalli, teksa kjo e fundit ka shpalosur lëvizjen e saj politike të titulluar “Lëvizja për Ndryshim”.

I pyetur se si e komentonte artikullin e RD për Topallin dhe Patozin se janë kukulla të Ramës, Basha tha se sdo të humbte kohë me asnjë person apo këtë çështje.

Zonja Topalli, e cilësuar si zonja e hekurt në seline blu shpalosi dje lëvizjen e re politike, a i trembeni një përballje?

“Jo”.

Rilindja Demokratike e cilësoi lëvizjen e Topallit apo të Bindjes Demokratike me Astrit Patozin si “kukulla të Ramës”. Si e komentoni?

“Nuk kam kohë për të humbur me këtë çështje dhe as me një person. Prioritetet e mija i cakton opinioni publik”, tha Basha.

Të fundit