Flash News

Ditari i Opozitës

A ka pasur deputetë që refuzuan kushtin për largimin e Berishës? Si përgjigjet Alibeaj

A ka pasur deputetë që refuzuan kushtin për largimin e

Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka dhënë një deklaratë për gazetarët nga selia blu. I pyetur se kur do të mblidhet Këshilli Kombëtar, ai nuk dha një datë, por tha se mbledhja do të thirret sipas procedurave.

"Do të kemi kohë. Sot është një ditë feste. Do të mblidhet sipas procedurave", u shpreh ai.

I pyetur nëse ka patur deputetë që kanë refuzuar kushtin për të larguar Berishën, Alibeaj nuk ka dhënë një përgjigje konkrete, por tha se vijojnë diskutimet.

Kujtojmë që dje, ai në emër të grupit i bëri thirrje anëtarëve të pezulluar, aktualisht pjesë e Komisionit të Rithemelimit që të ofrojnë të njëjtin mekanizëm për tërheqjen e ish kryeministrit Sali Berisha, i cili ka shprehur edhe ambiciet për të marrë drejtimin e PD më herët.

“Deklarata e djeshme ishte e diskutuar dhe do të vazhdojë të diskutohet. Kjo është e rëndësishme. Ajo deklaratë që unë lexova përfshinte të gjitha sensibilitetet. Besoj se përfshinte të gjitha dëshirat, kërkesat”, tha Alibeaj.

Ky i fundit ndau dhe një mesazh për 30 vjetorin e fitores historike të PD.

“Dita e sotme kujton ata që 30 vite më parë votuan të bashkuar, duke zgjedhur lirinë dhe demokracinë. Unë besoj se bashkimi te vlerat është çelsi i të gjithë atyre që vuajnë sot peshën e diktaturës”, deklaroi ai.

 

 

Të fundit