Flash News

Ditari i Opozitës

A komunikon me Ramën? Si përgjigjet Basha

A komunikon me Ramën? Si përgjigjet Basha

Kryedemokrati Lulzim Basha ka mohuar se mes tij dhe kryeministrit Edi Rama ka komunikim, siç është akuzuar nga ish kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij para, gjatë dhe pas protestës së 8 janarit.

Duke folur në ABC, Basha tha se ka komunikim vetëm me qytetarët dhe demokratët dhe se ata që ai i quan “Trekëndëshi i Bermudës” kanë komunikim të pandërprerë me njeri-tjetrin.

“Komunikimi im i vetëm është me qytetarët, është me demokratët. Komunikimi i trekëndëshit të Bermudës është i pandërprerë. Gjërat janë të ndara, duhet të kesh sytë e mbyllur, veshët e mbyllura dhe as dy pare mend në kokë, mos ta kuptosh”, u shpreh Basha.

 

 

Të fundit