Flash News

Ditari i Opozitës

AADF refuzon dëgjesën publike, Zhupa: Iu shmang llogaridhënies, cenon interesin publik

AADF refuzon dëgjesën publike, Zhupa: Iu shmang llogaridhënies,

Kryetarja e Komisionit të Kulturës, Turizmit dhe Diasporës, Ina Zhupa, ka deklaruar se refuzimi i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) për t’u paraqitur në dëgjesën parlamentare mbi projektin TID Durrës përbën një cenim të drejtpërdrejtë të interesit publik.

Sipas Zhupës, në dëgjesën e zhvilluar sot në orën 10:30 në Komisionin për Kulturën dhe Turizmin morën pjesë banorët e prekur nga projekti, Bashkia e Durrësit dhe Ministria e Kulturës, ndërsa të vetmit që refuzuan llogaridhënien publike ishin përfaqësuesit e AADF.

Ajo theksoi se dhënia e të drejtave publike një enti privat pa detyrim për llogaridhënie krijon hapësira për korrupsion dhe abuzime, dëmton pronën publike dhe cenon të ardhmen kulturore, turistike dhe urbane të Durrësit.

Postimi:

Refuzimi i Fondacionit Shqiptaro Amerikan për Zhvillim AADF për t’u paraqitur në dëgjesë parlamentare për projektin TID Durrës është pasqyra e qartë e cënimit të interesit publik kur lihet në dorë në privat. 

Sot në orën 10:30 në komisioni parlamentar për Kulturën dhe Turizmin kemi dëgjesë për projekt TID ku pjesmarrës janë banorët e prekur, Bashkia e Durrësit, Ministria kulturës. Te vetmit që refuzojnë llogaridhënien publike janë përfaqësuesit e AADF. 

Refuzimi për të ardhur tregon një gjë të thjeshtë: këtë plan skandaloz AADF nuk e mbron dot publikisht. 

Por nga ana tjetër është shembulli i asaj që themi prej viteve që shteti shqiptar ka krijuar një precedent unik në botë, duke i dhënë një privati si AADF të drejta publike. 

Kjo qartësisht sic del edhe nga ky refuzim është e rrezikshme: 

* Sepse i jepen një enti privat të drejta publike, por nuk ka asnjë mekanizëm real kontrolli mbi të
* Sepse mosdhënia e llogarisë kur prek prona publike krijon hapësira korrupsioni, abuzimi të pakontrolluara nga askush.
* Sepse planet e menaxhimit bëhen pa transparencë, pa kritere të qarta dhe pa përgjegjësi para qytetarëve apo parlamentarëve.
* Sepse qytetarët humbasin shtëpitë, ndërsa askush nuk mban përgjegjësi
* Sepse dëmtohet e ardhmja turistike, kulturore dhe urbane e qyteteve dhe te gjithë lajnë duart me AADF që fshihet dhe se detyron dot të jap shpjegime. 

AADF sot ka marrë më shumë prona publike se çdo OJF e ngjashme në botë, pa transparencën minimale që kërkon një shoqëri demokratike.

Asnjë vend serioz nuk ia lë interesin publik në dorë privatëve pa mekanizma kontrolli dhe llogaridhënieje. 

Të fundit