Flash News

Ditari i Opozitës

“Abetarja e unifikuar dështim”, Zhupa rendit mangësitë e arsimit: Patronazhistët mësues janë realitet i çdo shkolle

“Abetarja e unifikuar dështim”, Zhupa rendit

Deputetja demokrate Ina Zhupa i është drejtuar ministers së Arsimit Evis Kushi duke i renditur disa fakte që i vendosin në dukje, rezultatet e pavërteta për të cilat flet qeveria.

Përmes një postimi në Facebook, deputetja i rikthehet mbylljes së kopshtit “Zybede Hanim” që sipas ministres u bë brenda ligjit. Zhupa nxjerr ligjin i cili citon se përpara se t’i hiqet licenca, institucioni fillimisht paralajmërohet dhe më pas gjobitet.

Po ashtu, Zhupa i referohet edhe abetares së unifikuar Kosovë-Shqipëri, të cilën e quan një dështim duke sjellë edhe shembuj të teksteve me probleme me të cilat fëmijët duhet të mësojnë.

Sa i përket punësimit në arsim, ministrja ka pohuar shpesh se gjithçka bëhet përmes portalit shtetëror pa njohje apo ryshfete. Zhupa pohon të kundërtën teksa sjell statistikat e punësimeve.

Postimi i plotë i Zhupës:

Përgjigje e detyruar për Kushin nga facebooku i pakontrolluar as nga mazhorancat as nga butonat e perkohshëm!

1- Mbyllja e Zuybede Hanim antiligjore dhe antinjëzore.

Nuk ishte e aftë të thoshte një arsye konkrete pse po i heq kopshtin fëmijëve.

Nuk arriti të thoshte cilin e standard e kanë kopshtet publike në Shqipëri dhe nuk e kishte kopshti Hanim.

Masa e marr është dispropocionale me atë që kërkon ligji që se kishte lexuar po ja vë me foto 2. LIGJ Nr. 69/2012, neni 70.

Kujdesi për interesin e fëmijëve është zero. Sot shumica nuk gjejnë dot kopsht për tu rregjistruar dhe një pjesë e tyre trajtohen nga psikolog për shkak të ndarjes nga mjedisi ku ishin mësuar, nga shokët, nga edukatoret.

2- Patronazhistët mësues realitet edhe i raporteve të vetë ministrisë.

Punësimet jashtë portalit, punësimet me afat, punësimet politike janë fakt jo vetëm që e shikojmë në cdo shkolle por që e tregojnë edhe vetë raportet e arsimit parauniversitar. Foto 3

3-Abetarja e unifikuar, një dështim në cilësi.

Fotot tregojnë qartë nivelin jo profesional të saj që ju ofrohet nxënësve. Mbasi e quajtën arritje, një gjë që ishte bërë 2012 abetarja e unifikuar me Kosovën, u japin edhe nje tekst me probleme. Fotot ne vijim.

“Abetarja e unifikuar dështim”, Zhupa rendit “Abetarja e unifikuar dështim”, Zhupa rendit 

Të fundit