Flash News

Ditari i Opozitës

Administrata e re do ‘godasë’ Qeverinë? Këlliçi: Trump e di miqësinë që ka Rama me McGonigal dhe Soros

Administrata e re do ‘godasë’ Qeverinë?

Drejtuesi politik i PD-së për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi u pyet në News24 nëse nga administrata e re amerikane mund të ketë goditje ndaj Qeverisë Rama.

Sipas tij,  Trump e di që Edi Rama ka mik të ngushtë McGonigal dhe Soros. 

“Donald Trump e di që Edi Rama ka mik të ngushtë McGonigal. Donald Trump e di miqësinë që ka Rama me Soros. Trump kur u dënua McGonigal tha se uroj ti digjet shpirti në ferr, sepse kishte marrë para nga rusët.

Tani se çfarë do të bëjë administrata e re amerikane e drejtuar nga Donald Trump unë nuk mund të komentoj, por të jeni të bindur se ata faktet i kanë”, tha Këlliçi.

 

Të fundit