Flash News

Ditari i Opozitës

"Administrata në shërbim të PS për zgjedhjet"/ Denoncon Noka: Hazbi Lika kërcënon drejtorët e shkollave

"Administrata në shërbim të PS për zgjedhjet"/
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka denoncuar një rast tjetër të rëndë të përdorimit të administratës shtetërore për qëllime elektorale në prag të zgjedhjeve parlamentare.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Noka ka publikuar denoncimin e një qytetari, i cili akuzon kreun e Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar në Durrës, Hazbi Lika, për presion ndaj drejtorëve të shkollave në këtë qark.

Sipas denoncimit, Lika u ka kërkuar drejtorëve që të angazhohen për mbledhjen e votave në favor të Partisë Socialiste, jo vetëm brenda Shqipërisë, por edhe në diasporë.

Personi në foto quhet Hazbi Lika dhe është kreu i Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar në Durrës. Një tjetër terrorist i votës së lirë, të cilin PD e ka listuar si anëtar të krimit të organizuar elektoral,” shkruan Noka. Ai ka bërë thirrje për mbledhjen e fakteve dhe angazhimin e grupit të punës për të ndalur këtë situatë.

 

Të fundit