Flash News

Ditari i Opozitës

Agron Shehaj publikon dokumentin: Ja pse koncesioni i Portit të Durrësit është afera e radhës e qeverisë Rama

Agron Shehaj publikon dokumentin: Ja pse koncesioni i Portit të

Deputeti i PD, Agron Shehaj ka publikuar një dokument që sipas tij vërteton akuzat e opozitës se koncesioni i Portit të Durrësit është afera e radhës e qeverisë Rama.

Në një postim  në Facebook, Shehaj shkruan se kompania arabe North East Real Estate Holding Limited, që do marrë Portin e Durrësit, është krijuar në Nëntor 2021, nuk ka asnjë historik financiar.

“Rama mashtroi shqiptarët duke thënë se në Portin e Durrësit do investonte kompania Emaar.

Rama gënjen gjithashtu kur thotë se kompania arabe North East Real Estate Holding Limited, që do marrë Portin e Durrësit, është “Kompani Flamur” e Emirateve të Bashkura.

Kjo kompani është krijuar në Nëntor 2021, nuk ka asnjë historik financiar dhe mbi të gjitha nuk ka asnjë lidhje me kompaninë Emaar.

Koncesioni i Portit të Durrësit është afera e radhës e kësaj qeverie të korruptuar deri në palcë”, shkruan Shehaj krahas dokumentit.

Agron Shehaj publikon dokumentin: Ja pse koncesioni i Portit të

Të fundit