Flash News

Ditari i Opozitës

“Ai dridhet”, Berisha: Fitorja më 14 maj hap dyert për largimin e pashmangshëm të Ramës nga pushteti

“Ai dridhet”, Berisha: Fitorja më 14 maj hap dyert për

Kreu i PD, Sali Berisha shprehet i bindur se nga rivendosja e pluralizmit në qeverisjen vendore me 14 maj, hap dyert për largimin e shpejtë të Edi Ramës nga pushteti.

Nga Kamza ku mori pjesë në një takim elektoral, Berisha tha se kryeministri e ndjen dhe dridhet nga kjo.

Berisha: Rivendosja e pluralizmit në qeverisjen vendore me 14 maj, hap dyert për largimin e shpejtë, të pashmangshëm të Edi Ramës nga pushteti. Dhe ai e ndjen, ai e di, ai dridhet nga kjo. E di se ka kryer krime monstruoze, ka bërë vjedhje të paimagjinueshme.

E di gjithashtu se e pret gjykata federale Amerikane në Uashington, dhe se ajo gjykatë atë dënim që do ti japë McGonigalit për tradhti të SHBA-së do ti japë dhe Edi Ramës, si ryshfetdhënës i McGonigal.

E ka shumë të qartë këtë, por ne do të bëjmë gjithçka që para se të shkojë atje, të shkojë aty ku e meriton në Shqipëri njëherë. Po, po. Ndaj dhe shkel çdo ligj, ndaj dhe thotë Kodi Zgjedhor është kinezëri, kushtetuta është letër e vdekur.

Skapin e ka në xhep, por 14 maji i jep fund pushtetit të tij monist. Në 14 maj flisni ju, flasin qytetarët. Pushteti juaj vendoset në piedestal dhe ne rikthejmë pluralizmin politik në Shqipëri.

Të fundit