Flash News

Ditari i Opozitës

Aksioni i shembjeve, Hoxha: Për deformimin e votës janë dhënë leje ndërtimi

Aksioni i shembjeve, Hoxha: Për deformimin e votës janë

Atird Hoxha foli lidhur me aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje.

Në një lidhje direkte me A2 CNN, Hoxha tha se ndërtimet pa leje lejuan nga vetë kryetarët e bashkive me qëllimin e vetëm për të deformuar votën.

“Sa i përket kontrollit është i nevojshëm, por nuk mund të rri pa theksuar se premtimi i Ramës ishte ngritja e inspektoratit që do merrte territorin në kontroll dhe nuk do lejonte ndërtime pa leje. Jemi në një situatë kaotike që nuk vjen rastësisht. Kanë qenë direktiva që kryetarët e bashkive kanë lënë dorë të lirë, qytetarëve për të ndërtuar.

Për deformimin e votës janë dhënë dhe leje ndërtimi. Zhvillimi është i madh dhe kërkesa për ndërtim është më i madh. Në ato zona ku interesi është shumë i lartë për të ndërtuar autoriteti është Agjencia për Zhvillimin e Territorit, e cila nuk respekton asnjë nga kriteret”, tha Hoxha.

Të fundit