Flash News

Ditari i Opozitës

"Akt barbar e frikacak", Genc Pollo për sulmin terrorist në Vjenë: Tronditëse që një nga agresorët është me orgjinë shqiptaro-maqedonase

"Akt barbar e frikacak", Genc Pollo për sulmin terrorist në
Genc Pollo

Ish-deputeti i PD-së, Genc Pollo, ka reaguar lidhur me ngjarjen e mbrëmjes së të hënës në Vjenë, ku si pasojë e një sulmi terrorist mbetën të vrarë 4 persona.

Nëpërmjet një mesazhi në Facebook, Pollo shkruan se është tronditës fakti që një nga agresorët është me orgjinë shqiptaro-maqedonase

Teksa e cilëson këtë sulm si një akt barbar e frikacak, demokrati shpreh solidaritet të plotë me Austrinë e vjenezët në këtë ditë të vështirë.

Statusi i plotë:

Lajme e pamje të frikshme e të hidhura nga Vjena e bukur, e cila në dekada është bërë edhe shtëpia e shumë shqiptarëve. Dje në darkë terroristë xhihadistë hapën zjarr në qendër të Vjenës duke vrarë disa kalimtarë të pafajshëm e duke plagosur shumë të tjerë.

Ky ishte një akt barbar e frikacak! Atentatorët e ata që i nxisin urrejnë, lirinë, demokracinë, bashkëjetesën paqësore e respektin reciprok midis etnive e feve dhe sidomos Europën. Siç pamë edhe në Francë së fundmi. Ndaj tyre nuk ka mirëkuptim, me ta nuk ka kompromis! Ashtu si nuk mund të kishte mirëkuptim e kompromis të drejtë me ideologjitë totalitare të shekullit 20: komunzimin e fashizmin!

Tronditëse që një nga agresorët është me orgjinë shqiptaro-maqedonase. Abuzimit me fenë për motive politike të ulta e çnjerëzore duhet t’i jepet fund!!

Solidaritet të plotë me Austrinë e vjenezët në këtë ditë të vështirë! GP

Të fundit