Flash News

Ditari i Opozitës

"Akt i shëmtuar", Berisha reagon pas sulmit terrorist në Australi

"Akt i shëmtuar", Berisha reagon pas sulmit terrorist në

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me sulmin terrorist antisemit të ndodhur në Bondi të Australisë.

Në postimin e tij në Facebook, Berisha ka publikuar videon e neutralizimit të agresorit nga një qytetar i thjeshtë, i cili i është hedhur në qafë nga mbrapa dhe ka arritur t’i marrë armën e zjarrit me të cilën po kryente sulmin tragjik.

"Miq, një terrorist antisemit në Bondi, Australi në një akt makabër ekzekutoi 11 qytetarë të pafajshëm vetëm se ishin hebrej. Por një qytetar trim dhe hero u  hodh si luan mbi terroristin dhe e neutralizoi atë. Ngushëllimet më të ndjera familjarëve të viktimave dhe dënoj me ashpërsinë më të madhe aktin e shëmtuar terrorist dhe nderim qytetarit guximtar që me aktin e tij heroik rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar qytetarët e pafajshëm", shkruan Berisha.

Të fundit