Flash News

Ditari i Opozitës

Akuzat e Berishës për Portin e Durrësit, Basha: Gënjeshtra të pastra! Jemi të prerë për transparencë

Akuzat e Berishës për Portin e Durrësit, Basha: Gënjeshtra

Kreu i opozitës Lulzim Basha i është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha lidhur me një marrëveshje mes Bashës dhe Ramës për të grabitur 800 mijë metër katror sipërfaqe nga Porti i Durrësit.

Nga Durrësi në një takim me përfaqësues të bizneseve, kryedemokrati ka mohuar akuzat duke u shprehur se të gjitha janë gënjeshtra të pastra dhe se PD është pro zhvillimit që nuk dëmton asetet e Durrësit.

“Projekti i portit të Durrësit. Një nga arsyet kryesore pse njerëzit ecin para në politikë është se i bëjnë njerëzit të mos mendojnë. I ushqejnë si fëmijët në çerdhe. Merre, merre. Nuk logjikojnë. Është ngritur një gënjeshtër sikur unë dhe Rama kemi pakt për portin e Durrësit. Kjo është një gënjeshtër e pastër. Ne kemi qëndruar të prerë për transparencë. Ne duam të shohim shumë para të investohen. Por ka një ndryshim miqtë e mi. Do ta përmbledh me diçka që e kam përjetuar vetë. PD është pro zhvillimit që nuk dëmton asetet shekullore të Durrësit. Që të bëhet kjo, nuk duhet sjellë një sheik. Thanë do sjellin një sheik për të bërë kullën Al Habibi, Ka përplasje të banorëve me FNSH që duan t’i prishin shtëpitë. Kjo nuk është tokë pa zot. Ju e dini që projekti i zhvillimit është konkurrenca. Në qytetin ku kam studiuar është një qytet i vjetër. Pati një projekt që ndërthurte dy aspekte”, deklaroi Basha.

Të fundit