Flash News

Ditari i Opozitës

Akuzat e Shehajt: Sot në PD vlerësohet servilizmi dhe bindja e verbër

Akuzat e Shehajt: Sot në PD vlerësohet servilizmi dhe bindja e

Kandidati për kryetar i PD-së, Agron Shehaj deklaron se sot në Partinë Demokratike nuk vlerësohet puna, por vlerësohet servilizmi dhe bindja e verbër.

Teksa ka shpërndarë në rrjetet sociale me video një deklaratë të tijën në një emision televiziv, krahas saj shkruan se që të fitojë PD duhet të afrojë njerëzit më të zotë dhe më të mirë, por ata nuk bëhen pjesë, sepse sipas tij, tek kjo forcë politike nuk puna dhe aftësia.

"PD duhet të tërheqë njerëzit më të zotë dhe më të mirë që të bëhet #PartiaQeFiton. Por ata nuk bëhen pjesë nëse në PD nuk vlerësohet puna dhe aftësia. Sot, në PD nuk vlerësohet puna, vlerësohet servilizmi dhe bindja e verbër. Me mua në PD do të ketë mundësi për të gjithë dhe karrierë të hapur për të gjithë, përmes punës dhe konkurencës së ndershme." shkruan Shehaj.

Të fundit