Flash News

Ditari i Opozitës

Akuzat e Veliajt për makinën e Bashës, PD publikon dokumentin: Paditë janë depozituar, do të përgjigjesh për shpifjet

Akuzat e Veliajt për makinën e Bashës, PD publikon dokumentin:

Pas deklaratave të kryebashkiakut Erion Veliaj se nuk ka asnjë padi ndaj tij për çështjen e makinës së kryedemokratit Lulzim Basha, ka ardhur edhe reagimi i Partisë Demokratike.

Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa, ka bërë një reagim në rrjete sociale, teksa shprehet se mashtrimi është mjeshëria e Veliajt dhe se paditë janë depozituar.

Më tej ajo shton se kryebashkiaku do të përgjigjet për shpifjet e tij dhe kasetat me regji qëndrore nuk e shpëtojnë dot nga përgjegjësitë për shkatërrimin e Tiranës.

Reagimi i plotë:

Mashtrimi është mjeshtëria e Veliajt!

Partia Demokratike e ka paditur Veliajn për shpifjet e tij të vazhdueshme që kanë vetëm një qëllim: të largojnë vëmendjen nga dështimet flagrante të qeverisë dhe të bashkisë. Të cilat kanë varfëruar shqiptarët dhe rrënuar Tiranën.

Paditë janë depozituar dhe Veliaj do të përgjigjet për shpifjet e tij. Mashtrimet e përditshme dhe kasetat me regji qëndrore nuk e shpëtojnë dot nga përgjegjësitë për shkatërrimin e Tiranës dhe shpifjet e përditshme!

Të fundit