Flash News

Ditari i Opozitës

Albana Vokshi sjell rastin e invalidit në Tiranë: Qeveria e përjashtoi nga kempi, i pret dritat dhe ujin

Albana Vokshi sjell rastin e invalidit në Tiranë: Qeveria e

Kandidatja për deputete e PD, Albana Vokshi ka sjellë në vëmendje historinë e një invalidi në Tiranë.

Sipas Vokshit, Flamur Zaçe është një invalid, me një këmbë të prerë dhe tjetrën gati të gangrenizuar, por qeveria e Edi Ramës nuk i jep kemp.

“Me thanë nuk ta jep ligji”- i tha ai Vokshit, e cila shkoi ta vizitojë, ndërsa thotë se Qeveria jo vetëm e ka përjashtuar nga kempi, por i ka prerë edhe dritat dhe ujin, duke e futur në listën e debitorëve. “Nuk kam me çfarë të paguaj, edhe ilaçet m’i falin, shpesh herë i pi pa ushqime. Nuk kam asgjë, më ndihmojnë miq e komshij”- thotë Flamuri.

Ai është një votues i rregullt i PS, por thotë se këtë herë zgjedh PD. “Me karrocë do të shkoj të votoj, zvarrë, le të rrëzohem, do të më ngrenë, zvarrë do të shkoj e do të votoj”- u shpreh Flamur Zaçe, shtëpia e të cilit është dëmtuar nga tërmeti.

I kanë mbushur listat me militantët e PS dhe u shpërndajmë parà para zgjedhjeve bashkë me Ministren e Shëndetësisë, e cila në vend t’i sigurojë Flamurit dhe qytetarëve shërbim shëndetësor, i ka kthyer zyrat e Ministrisë në zyra të PS”- theksoi Albana Vokshi, e prekur dhe e revoltuar nga braktisja totale e Flamur Zaçes në mes të Tiranës.

Vokshi garantoi Flamurin dhe të gjithë si ai se pas 25 Prillit do të kenë një qeveri që kujdeset për ta nën udhëheqjen e Lulzim Bashës.

Të fundit