Flash News

Ditari i Opozitës

Aleancë Berisha-Meta kundër Bashës? Zekthi: Nuk mohohet!

Aleancë Berisha-Meta kundër Bashës? Zekthi: Nuk mohohet!

Pedagog i shkencave politike, Fitim Zekthi nuk mohon faktin se ekziston një aleancë e ish kryeministrit Sali Berisha dhe presidentit Ilir Meta kundër kreut aktual të PD, Lulzim Basha.

I ftuar në Open, Zekthi tha se Basha nuk ka patur një marrëdhënie të mirë me Presidentin Ilir Meta, por me ardhjen e Monika Kryemadhit në krye të LSI-së janë ‘ulur gjakrat’!

“Berisha dhe Meta kanë qenë shumë herët pranë, Basha ka qenë pranë Metës dhe ka dalë nga kjo gjë. Nga 2011 deri më sot ka qenë Meta, ndërkohë që Basha është shumë larg Metës. Ajo që tha Basha për trekëndëshin e Bermudës nuk përbën akuza penale. Basha përpiqet që të prodhojë një narrative post tranzicion. Ka aleancë…Aleancat diktohen nga rrethanat, ndërsa terreni imponon.

Zoti Berisha ka patur një marrëdhënie të mirë me Zotin Meta, por zoti Basha nuk ka pasur një marrëdhënie të mirë. Madje ka pasur një rast ku është protestuar kundër zotit Meta, çështja e atentatit të supozuar kundrejt Doshit. Ka qenë një marrëdhënie në ngërç dhe me ardhjen e Kryemadhit në LSI e zbuti dhe pati një afrim.

Opozita nuk është çështje liderësh është çështje raportesh në terren. Nuk jemi në një moment bashkëpunimi por as në një moment lufte. Do apo nuk do LSI dhe PD do jenë në opozitë, sepse nuk mund të bëjnë koalicion me qeverinë. Ky koalicion është i detyruar nga rrethanat të vijojë”, tha Zekthi.

 

 

 

Të fundit