Flash News

Ditari i Opozitës

Aleatë të opozitës në listat e LSI? Kryemadhi tregon çështjen e panegociueshme me PD

Aleatë të opozitës në listat e LSI? Kryemadhi tregon

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, është shprehur gjatë një konference për mediat se opozita e bashkuar, me Kodin e Ri Zgjedhor të bërë nga mazhoranca, fiton 100 deputetë në zgjedhjet e 25 prillit.

Të jeni të bindur që me Kodin e Edi Ramës opozita merr 100 deputetë. Por një ditë tjetër do ua shpjegoj formulën, kur të kemi dhe një dërrasë të zezë”, deklaroi Kryemadhi.

Ndërkohë, e pyetur se nëse është e gatshme të pranojë aleatë të tjerë të opozitës në listat e LSI-së, Kryemadhi është përgjigjur duke thënë se kjo gjë nuk është diskutuar por simboli i LSI nuk ikën nga fleta e votimit.

Më tej ajo shton se është e panegociueshme çështja e logos, ndërsa se si do të procedohet me partnerin opozitar, kjo është në një fazë të dytë.

"Nuk e kemi diskutuar këtë gjë, por e theksoj që simboli i LSI nuk ikën nga fleta e votimit. Është e panegociueshme çështja e logos. Pastaj se si ne do të procedojmë me partnerin opozitar, kjo është në një fazë të dytë. Grupet e punës nga partitë opozitare janë përfshirë në ristrukturim. Si fuqia e dy koalicioneve zgjedhore, si fuqia e një të tërë, të gjitha bashkë janë fuqia e opozitës. LSI sjell sot një risi për angazhimin e grave e vajzave në politikë, si dhe të rinjve e të rejave. 25 prilli do të jetë ndarja përfundimtare, çdo ditë po i vjen fundi gjithë kësaj neverie. Angazhimi ynë maksimal është përgjegjësi përballë qytetarëve tanë", u shpreh kryetarja e LSI.

Të fundit