Flash News

Ditari i Opozitës

Alibeaj diskutime me PS për presidentin e ri, Salianji: S’e kuptoj këtë logjikë, ulemi me Ramën por jo me njëri-tjetrin

Alibeaj diskutime me PS për presidentin e ri, Salianji: S’e kuptoj

Deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar pasi Enkelejd Alibeaj u ul sot në tryezën e bisedimeve me PS lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri.

Në një reagim në Facebook, Salianji shkruan se nuk ka kuptim logjika e ndjekur nga Alibeaj, pasi në PD diskutohet a duhet ulur në tryezë me Ramën ndërkohë që vetë demokratët nuk ulemi me njëri tjetrin prej kohësh.

“Se kuptoj dot këtë logjikën; diskutohet a duhet të ulemi me Ramën ndërkohë që nuk ulemi me njëri tjetrin prej kohësh!  Diskutojmë për presidentin që Rama e ka fut në zarf dhe shprehet se i ka votat ndërkohë që ka tre muaj që për fat të keq Partia Demokratike nuk diskuton dhe as dërgon emrat në Parlament duke mbajtur bllokuar ngritjen e komisioneve të posaçme për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, dy prioritete te opozitës që prej tre muajsh janë miratuar në Kuvend por po bllokohen nga “neglizhenca”.

A mendoni dhe ju se bashkimi i demokratëve, reforma zgjedhore dhe territoriale janë prioritete absolute për Partinë Demokratike?”, shkruan Salianji.

Të fundit