Flash News

Ditari i Opozitës

Alibeaj do të bojktojë procesin e votimit për Presidentin e ri: Nuk është normal

Alibeaj do të bojktojë procesin e votimit për Presidentin e ri:

Deputeti Enkelejd Alibeaj bëri me dije se grupi i tij do ta bojkotojë procesin e votimit për Presidentin e ri. Kujtojmë që Alibeaj bëri një marrëveshje me socialistët dhe më pas u tërhoq me pretendimin se PS ndryshoi qëndrim.

Kjo e fundit nuk i pranoi Alibeajt që kandidaturat të mos gëzonin të paktën 20 deputetë që e mbështesin, numra që ai nuk i zotëronte.

Në një prononcim për gazetarët, Alibeaj tha se PS nuk donte një kryetar shteti konsensual, por të vetin.

“Bojkot do të ishte sikur ne mos të merrnim kurrsesi pjesë në proces. Ne nesër nuk marrim pjesë në votim. Shqiptarët i kanë parasysh të gjitha sforcot tona. Është proces, i cili vetëm nga ne nuk u bojkotua.

Ajo që kam thënë në fillim u provua. Rama nuk kishte asnjë lloj synimi për t’iu dhënë qytetarëve një president përfaqësues të të gjithë shqiptarëve”, u shpreh Alibeaj.

 

Të fundit