Flash News

Ditari i Opozitës

Alibeaj: Jam dhe ndihem kryetar i PD. Pse Basha rezulton ende në regjistrin e partisë si drejtues

Alibeaj: Jam dhe ndihem kryetar i PD. Pse Basha rezulton ende në regjistrin

Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj është pyetur nga mediat se kush është kryetar i PD sipas tij, pas dokumentit të dorëzuar së fundmi në gjykatë ku Lulzim Basha rezulton ende në krye të partisë, ndonëse i dorëhequr një vit më parë.

Ai tha për mediat se është dhe ndihet drejtuesi i PD, derisa sipas tij Basha është dorëhequr dhe kryetari i ri nuk është zgjedhur ende.

“Jo vetëm jam por ndihem drejtues i PD, ushtrues i detyrës që ju e dini vitin e kaluar kur Basha dha dorëheqjen. Sipas ligjit, në regjistrin e partive politike regjistrohen emrat e kryetarëve të partive.

Në rastin kur ka dorëheqje do duhet të regjistrohet emri i kryetarit të ri të zgjedhur. Nuk regjistrohet dorëheqja. Që do të thotë se PD duhet të vazhdojë me procesin e votimeve për të zgjedhur kreun e ri”-tha Alibeaj.

 

Të fundit