Flash News

Ditari i Opozitës

Alibeaj njofton përjashtimin e 4 deputetëve të PD nga Grupi Parlamentar

Alibeaj njofton përjashtimin e 4 deputetëve të PD nga Grupi

Grupi i Enkelejd Alibeajt ka lajmëruar ditën e sotme përjashtimin nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike katër deputetë.

Bëhet fjalë për deputetët Tritan Shehu, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçi dhe Agron Shehaj. Në njoftim thuhet se deputetët nuk u distancuan nga aktet e dhunës ndaj Partisë Demokratike më 8 janar 2021.

Sot, më datë 10.01.2023, ka përfunduar afati 1 vjecar për distancimin e plotë dhe publik nga aktet e dhunës ndaj Partisë Demokratike të deputetëve të pezulluar Tritan Shehu; Oerd Bylykbashi; Belind Këllici dhe Agron Shehaj.

Në mungesë të aktit të distancimit, sipas vendimit nr.1 dhe nr. 1/1, datë 10.01.2022 të Kryesisë së Partisë dhe konfirmimit të Këshillit Kombëtar dhe  Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike në mbledhjen e datës 15.01.2022, nga sot hyn në fuqi masa e largimit zyrtarisht të tyre nga Grupi Parlamentar.

Për këtë qëllim, është njoftuar zyrtarisht Kuvendi i Shqipërisë që deputetët Tritan Shehu; Oerd Bylykbashi; Belind Këllici dhe Agron Shehaj nuk janë më pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike duke filluar nga data 11.01.2023”, thuhet në njoftim.

Të fundit