Flash News

Ditari i Opozitës

Alibeaj: Pas vendimit për Berishën, përfaqësues të SHBA thanë se janë në krah të PD deri në marrjen e qeverisjes

Alibeaj: Pas vendimit për Berishën, përfaqësues të SHBA

Nënkryetari i PD, Enkelejd Alibeaj u shpreh se pas vendimit të Lulzim Bashës më 9 shtator për të përjashtuar nga grupi parlamentar ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ishte shpallur më herët “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, erdhi dhe reagimi i përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, si ambasadorja Kim apo zv/ndihmës sekretari Escobar, të cilët sipas Alibeajt thanë që SHBA janë pranë demokratëve deri në marrjen e pushtetit.

Duke folur në A2 CNN, Alibeaj tha se SHBA treguan që një vendim i tij nuk u mor ndaj PD dhe demokratëve, por ndaj një personi.

Një gjest të moralshëm politik e ka bërë Lulzim Basha më 9 shtator. E kuptova që do të ishte një akt që në bazën e PD do të lëndonte gjendjen e demokratëve aq më tepër që vinim pas masakrës elektorale ku na u vodh ndryshimi. Fakti që Basha e mori vetë, ishte një nga aktet më të mira, i prirur që mos përfshinte bazën dhe të shkaktonte trauma që tashmë ndodhen. I takonte Bashës që ta merrte këtë vendim për shkak të statutit. Ka që nuk e mendojnë kështu. I kuptoj. SHBA treguan që një vendim i tij nuk u mor ndaj PD dhe demokratëve, por ndaj një personi.

Madje përfaqësues të SHBA, kujtoj këtu ambasadoren Kim edhe zoti Escobar, thanë që Shtetet e Bashkuara janë pranë demokratëve, janë pranë PD deri në fitore, pra deri në marrjen e qeverisjes. Ky është një shembull i qartë. Ne nuk e kemi luksin për të mos pasur në krah një aleatët si SHBA, që e ka bërë të qartë që nuk ka shans, zero, për PD që të vijë në qeverisje nëse nuk do të ndërmerrte atë akt të detyruar që u mor në shtator”, u shpreh Alibeaj.

Të fundit