Flash News

Ditari i Opozitës

Alibeaj prezanton platformën për bashkim: Aktet e njëanshme nuk i shërbejnë PD-së

Alibeaj prezanton platformën për bashkim: Aktet e njëanshme nuk i

Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, ka dalë në një konferencë për shtyp për të folur mbi platformën e bashkimit të propozuar nga PD.

Teksa listoi deputetët që kanë firmosur dhe pranuar platformën, Alibeaj prezantoi edhe platformën e bashkimit e cila parashikon rikthimin e të përjashtuarve në parti si anëtarë me të drejta të plota. Alibeaj deklaroi se ka bërë thirrje për bashkim duke ftuar të gjithë kolegët e përjashtuar apo të pezulluar.

“Kjo nuk e pengon grupin të eksplorojë cdo mundësi për të shmangur përcarjen e partisë. Kushdo e ka në ndërgjegje. Veprimet tona do i gjykojë koha e demokratët. Në cilësinë time si kryetar i PD kam bërë thirrje për bashkim. Duke quajtur si pikënisje bashkimin e pjesëve të ndara të grupit. Kam kërkuar të ftoj edhe kolegët deputetë të pezulluar apo përjashtuar. Falenderoj kolegët që kjo thirrje të ndodhte, kam ftuar në mbledhje kolegë të përjashtuar apo pezulluar dhe është fakt se cdo mbledhje është bërë me prezencën e tyre. Pas këtij hapi aktet e bashkimit duhet të jenë konkrete dhe të tregojë se PD s ka të tepërt asnjë anëtar. Është e rëndësishme të ruhet kontributi i kujtdo. Aktet e njëanshme nuk i shërbejnë PD. Pas një jave diskutimesh, është konkluduar në një qëndrim për bashkimin e demokratëve. Gjej rastin të apeloj çdo koleg tjetër deputet të mbështesë këtë platformë në emër të interesit të PD. Ka pasur disa propozime shtesë nga deputetët e tjerë, por mënyra e përzgjedhjes ishte se nëse një apo disa kolegë nuk ishin dakord, propozimi shtesë nuk duhet të përfshihet”, tha Alibeaj.

Të fundit