Flash News

Ditari i Opozitës

Alibeaj tërhiqet nga gjyqi për statutin e PD, kërkon pushimin e çështjes

Alibeaj tërhiqet nga gjyqi për statutin e PD, kërkon pushimin e

Enkelejd Alibeaj është tërhequr nga beteja në Gjykatën e Apelit për statutin e Partisë Demokratike.

Përfaqësuesi i tij ligjor, Indrit Sefa, njoftoi në një dalje për mediat se do të paraqesin kërkesë për të hequr dorë nga ankimimi dhe për të pushuar çështjen.

“Sot dëshirojmë t’ju informojmë që në seancën gjyqësore që pritet të fillojë pas pak Partia Demokratike do të paraqesë një kërkesë për heqjen dorë nga ankimi e për pasojë pushimin e gjykimit të kësaj çështje.

Si fillim vlen te theksohet se kjo ceshtje eshte e natyres procedurale dhe tashme i ka rene aktualiteti. Gjykimi i sotem per te cilin ne kerkojme pushimin e ceshtjes, përcakton nësë kuvendi i Korrikut 2021 do të regjistrohet apo jo në regjistrin e partive politike të Gjykatës së Tiranës.

Për shkak se statuti i miratuar nga Kuvendi i korrikut 2021 është akti mbi të cilin pretendohet se është bazuar mbledhja e të vetëquajturit Kuvendi i 11 dhjetorit 2021 vijimi i gjykimit të kësaj cështje thjesht pengon gjykimin e cëshjes mbi legjitimitetin e Kuvendit të 11 dhjetorit dhe zgjidhjen përfundimtare të legjitimitetit të organeve drejtuese të Partisë  Demokratike”, tha Sefa.

Alibeaj tërhiqet nga gjyqi për statutin e PD, kërkon pushimin e Alibeaj tërhiqet nga gjyqi për statutin e PD, kërkon pushimin e Alibeaj tërhiqet nga gjyqi për statutin e PD, kërkon pushimin e Alibeaj tërhiqet nga gjyqi për statutin e PD, kërkon pushimin e

Të fundit