Flash News

Ditari i Opozitës

Alimehmeti rendit dy arsyet që sollën humbjen e Këlliçit

Alimehmeti rendit dy arsyet që sollën humbjen e Këlliçit

Anëtari i zgjedhur i Këshillit Bashkiak në Tiranë, Ilir Alimehmeti tregoi arsyet të cilat sollën sipas tij humbjen e kandidatit të koalicionit “Bashkë fitojmë”, Belind Këlliçi në përballjen me Erion Veliajn.

Duke folur në Euronews Albania, ai tha se dy arsyet kryesore që sollën këtë rezultat ishte mosfunksionimi i pajisjeve dhe përçarja e Partisë Demokratike.

“Një arsye ka qenë problem i pajisjeve të identifikimit, njerëzit erdhën për të votuar shumë prej tyre u larguan, disa mbase s’u kthyen më. Pajisjet që duhet të ishin më të mirat, por në të vetmen ditë që duheshin ¼ e tyre nuk punuan, ky është një element që solli humbjen.

Një element tjetër është edhe përçarja e PD, por për këtë duhet punuar, e gjithashtu është edhe hapja ndaj njerëzve të rinj. Gjithashtu duhen krijuar mekanizma të atillë që proceset zgjedhore të jenë të mbrojtura dhe të garantuara, pasi mungesa e tyre dhe paqartësia ndikojnë”,-tha Ilir Alimehmeti.

Të fundit