Flash News

Ditari i Opozitës

Alizoti: Banditët e Ramës trembin vetëm hallexhinjtë, janë të vegjël përpara shefit tonë të fushatës

Alizoti: Banditët e Ramës trembin vetëm hallexhinjtë,

Deputeti i PD, Tomor Alizoti akuzon kryeministrin Edi Rama se po përdor për fushatë bandat që trembin vetëm fshatarët hallexhinj.

I ftuar në Syri tv, Alizoti tha se përpara përfaqësuesve të CDU-së dhe La Civitas ata janë shumë të vegjël.

“Mbrëmë kishim një takim në CDU me kandidatët që ishin shqiptarë, kishim një takim në mbledhje aty ishte një deputet i rëndësishëm me peshë në CDU, që është në Komisionin e Sigurisë. I cili ishte entuziast dhe i bindur në fitoren e PD-së. Sepse fitorja e PD-së krijon një vend të sigurt në Ballkan.

Dhe krijimi i një vendi të sigurt sjell ndalimin e shumë drogave që nisen nga Shqipëria dhe shkojnë në Gjermani. Kjo qeveri sot në Shqipëri është përfaqësimi i të gjithë bandave në Shqipëri. Këtë e dinë të gjithë ku ka banditë jo zyrtarë dhe bandit ilegal.

Por këta janë shumë të vegjël përpara shteteve Evropiane, përpara CDU-së, Gjermanisë. Edhe përballë shefit të fushatës që ne kemi sot këtu. Ata janë njerëz shumë të vegjël që trembin vetëm ata fshatarë hallexhinj. Me ardhjen e PD-së do ketë një shkatërrim total të këtyre, që njerëzit të jetojnë të qetë. Kjo do të jetë gjëja minimale”, tha Alizoti.

Të fundit