Flash News

Ditari i Opozitës

Alizoti: Kreu i Grupit Parlamentar të PD duhet të votohet pas 6 marsit

Alizoti: Kreu i Grupit Parlamentar të PD duhet të votohet pas 6 marsit

Deputeti Tomor Alizoti tha për mediat pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD se edhe pas largimit të Lulzim Bashës, brenda grupit ka mbetur ende mendësia e tij.

"Basha ka dhënë dorëheqjen por jo mendësia e tij nga partia. Të dyja palët duhet të gjejnë një zgjidhje dhe të diskutojnë rreth çështjes dhe jo rreth individëve. Për të zgjidhur një konflikt duhet që të dyja palët ta duan zgjidhjen. PD-ja e ka të nevojshme bashkimin dhe minoranca duhet të përfshihet edhe në 30 prill”, tha Alizoti.

I pyetur nëse është dakord me deklaratën e Berishës për Alibeajn, Alizoti tha se “Kreu i grupit pas zgjedhjeve të 6 marsit duhet të marrë një votim në grupin parlamentar pasi këto zgjedhjeve treguan se pjesa e emëruar është në minorancë. Meqë grupi parlamentar është i vetmi institucion legjitim atëherë brenda grupit mund të ndodhë një akt politik që kryetari i grupit merr një votë unifikimi.

Berisha është pjesa e historikut të PD-së dhe demokratët i dhanë aq vota sa i dhanë. Kur palët janë në konflikt dhe janë pjesë e PD-së duhet të gjejnë një bashkim për elektoratin e tyre dhe bota ka teori bashkimi dhe kur duhet bashkimi, minoranca nuk mund të jetë më kapriço se mazhoranca”.

Të fundit