Flash News

Ditari i Opozitës

Alizoti: PD duhet të zgjedhë kryetar të ri të grupit parlamentar

Alizoti: PD duhet të zgjedhë kryetar të ri të grupit

Deputeti demokrat Tomor Alizoti thotë se PD duhet të zgjedhë një kryetar të ri të grupit parlamentar.

“Alibeaj le të rikonfirmohet, të jetë në votimin e grupit parlamentar. Deputetët të thonë ti je kryetari i grupit. Kjo është logjike dhe duhet të ndodhi.

Në momentin që je emëruar nga një njeri minorancë që iku, s’mund të justifikosh gjithçka në mënyrë juridike.”-tha Alizoti i ftuar në Syri tv.

Ai shtoi se PD-së nuk i duhet një kryetar në këtë moment por një konfederatë ku e gjithë e djathta merr grupe përfaqësimi për të qenë opozitë garuese ndaj Edi Ramës.

"Nëse gara nuk bëhet me të gjithë demokratët, nuk quhet garë. Kriza e PD nuk është kryetari, por përfaqësimi i gjithë demokratëve brenda kësaj lufte që ka qenë shumë përçarëse që mund të ndodhi me një komision. Opozita të jetë më e madhe se PD, atëherë mund të kemi një garë për kryetar."-tha Alizoti.

 

 

 

 

Të fundit