Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alizoti: Qeveria po delegjitimon opozitën e vërtetë, po mbështet një opozitë artificiale

Deputeti i Partisë Demokratike Tomor Alizoti akuzoi shumicën parlamentare për përpjekje për të delegjitimuar opozitën e vërtetë në parlament, edhe pse ajo siç tha ai gëzon, shumicën. Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës zoti Alizoti flet mbi rezultatin që po jep aksioni opozitar deri tani, si dhe çështje të tjera që shqetësojnë pakicën parlamentare.
Zëri i Amerikës: Zoti Alizoti, prej muajsh parlamenti është jo funksinal. Opozita po bllokon punimet duke protestuar për mospranimin e kërkesës së saj për ngritjen e disa komisioneve hetimore. Megjithatë duket se asgjë nuk ka funksionuar në favorin tuaj. Shumica po i miraton ligjet dhe qytetarët po shohin kaos në kuvend, nuk po shohin që ju të merreni me problemet e tyre. Si mendoni se do t'ia arrini qëllimit tuaj?
Tomor Alizoti: Opozita shqiptare dhe parlamenti, ka nje sens që të prodhojë dialektikë dhe të prodhojë kontradiktë dhe demokracia, jeton nga kontradikta, jeton nga kritika dhe hapësirat që ka opozita shqiptare. Si mund të vazhdojë punimet parlamenti kur për herë të parë i gjithë parlamenti është i mbushur me gardhe, ku policia në Shqipëri ka shtuar dozën, kur vetë në këto kohë në 30 vjet demokraci, në demokracinë e brishtë që ka Shqipëria, është pozita e cila dikton se kush do jetë opozita, pra që këtu ka një krizë shumë të madhe dhe opozita është e detyruar, brenda kësaj hapësire, e cila po zvogëlohet, çdo ditë në Shqipëri që të kërkojë të drejtat e saj legjitime.
Zëri i Amerikës: Megjithatë kjo nuk po funksion zoti Alizoti…
Tomor Alizoti: Kjo tregon që demokracia në Shqipëri ka rënë dhe autokracia është në rritjen e saj. Në një demokraci jep përgjigje para institucioneve, para opozitës dhe para popullit. Në Shqipëri kjo nuk po ndodh. Para disa ditësh ishte intervista kur ish-numri dy i qeverisë shqiptare, për një kohë të gjatë njeriu i financave, njeriu më i afërt i kryeministrit, del dhe akuzon direkt kryeministrin shqiptar për kërcënime me jetë të tij dhe familjes së tij. Pra është e qartë për publikun shqiptar, që Shqipëria sot ka një qeveri mafioze dhe ka një qeveri autokrate që të kërcënon jetën. Ndaj dhe opozita gjenden para një situate të vështirë.
Zëri i Amerikës: Zoti Alizoti, opozita sot është e përçarë në të paktën tre fraksione. Së fundmi është folur për një projekt të përbashkët politik mes grupit të deputetëve që udhëhiqen nga zoti Bardhi dhe krahut që përfaqëson ish-kryeministri Berisha. A prisni ju që këto dy grupe të bashkohen?
Tomor Alizoti: Unë mendoj se opozita në Shqipëri është e qartë, realiteti në Shqipëri është ai që është, ka dhe një koncep pra ka një lloj opozite artificiale, e cila për mua është prodhuar nga pushteti, sepse rregullat demokratike në botë dhe demokracia edhe këtu ku jemi në Amerikë në Nju Jork ku jam edhe unë, është një element i shumicës, jo i pakicës. Dhe në kohën e komunizimit ka ekzistuan një opozitë dhe ka qenë e deligjitimuar, pra ka qenë opozitë ilegale dhe ish Partia e Punës, Partia Socialite po shkon drejt delegjitimimin të shumicës parlamentare dhe shumicës së votuesve (opozitarë). Pra nesë ne kemi në parlament me rreth 50 deputetë, të cilët nuk njihen si grup parlamentar dhe kemi 7 ose 8 deputetë nga krahu tjetër dhe këta i njeh pushteti, kemi një rikthim në autokraci, kur vetë pushteti delegjitimon, legalitetin e opozitës shqiptare. Kjo është kriza themelore në Shqipëri dhe mendoj se opozitarizmi po rritet, është rritur sepse unë e pashë nëpërmjet lajmeve tuaja që pjesmarrja ishte goxha e lartë. I përshëndes demokratët. I përshëndes deputetët të cilët, në 30 vjet demokraci kanë hasur në një gjë që nuk ka ndodhur në këtë rrugëtim të vështirë të demokracisë shqiptare, që është delegjitimimi i opozitës dhe një lloj autokracie moderne e Shqipërisë që përfaqësohet nga kryeministri Rama.
Zëri i Amerikës: Megjithatë bashkëpunimi mes opozitës duket më së shumti në parlament dhe e thashë edhe pak më parë në atë kaos që po krijohet në parlament. A do të ketë një bashkim mes atij që njihet si grupi i deputeteve të zotit Bardhi dhe krahut të zotit Berisha. Ju thatë se nuk janë të përçarë, por a është ky fakti?
Tomor Alizoti: Ju e shikoni që në parlament deputetët e shumicë (opozitare) janë të unifikuar, një pjesë mbajtën fjalime në protestë, zoti Sula, Salianji e shumë të tjerë dhe mendoj që grupi parlamentar është shumë i bashkuar, kjo është diçka që po ndodh në mënyrë normale. Ka kaluar në kufijtë e marrëzisë që një pakicë, të përfaqësojë shumicën, është diçka antidemokratike anti-ligjore.
Pra shikoni, si mundet të përfaqësojë grupin parlamentar një pakicë e vogël, një pakicë artificiale prej 8 personash, krahasuar me rreth 50 deputetë të opozitës shqiptare. Pra kemi një krizë të shkaktuar në mënyrë artificiale për të hequr vëmendjen nga tema e ditës, e cila duhet të jetë korrupsioni, opozitarizmi, dialektika opozitare, e përkufizojmë në një frakturë e cila nuk ka ndodhur. Unë mendoj që kriza e brendshme e Partisë Demokratike është e zgjidhur. Deputetët janë të unifikuar, shumica është në terren dhe ky proces thjesht sulmohet nga pushteti për t’i delegjitimuar ata dhe që ne opozitarët, që duhet të merremi me kontrollin e pushtetit, pra të kemi debate, të justifikojmë dhe të artikulojmë veten a jemi ne të ndarë. Unë mendoj që opozita është e bashkuar. Çështja e deputetëve është në bashkim e sipër.
Zëri i Amerikës: Por në këtë aspekt, duke patur parasysh edhe atë që ju thatë që deputetët janë të bashkuar, a ka një lloj morali në këtë mes? Duke patur parasysh edhe akuzat që janë hedhur herët nga këto dy grupime, ose fraksione brenda Partisë Demokratike, të cilat kanë shkuar deri tek hedhja e akuza penale ndaj njëri-tjetrit?
Tomor Alizoti: Unë mendoj që kjo tregon nivelin fëminor të demokracisë shqiptare. Unë personalisht i jam shmangur çdo lloj etiketimi. Unë mendoj që është rritja jonë si shoqëri në demokracinë shqiptare, por mendoj që realiteti politik dikton, ose i bën të qartë çdo demokrati, çdo opozitari, që opozita reale është kjo që ju shihni në parlament, është kjo që shihni ju nëpër rrugët e Shqipërisë, që patë në parlamentin shqiptar. Gjithçka tjetër për mua është një prodhim artificial.
Zëri i Amerikës: Zoti Alizoti, këtë herë në Shtetet e Bashkuara erdhi një grup i madh deputetësh nga opozita për Mëngjesin e Lutjeve. Të gjithë ju i shihni Shtetet e Bashkuara si një partner kryesor, por në Shqipëri nga ana tjetër ju mbështesni një tjetër politikan, të cilin Uashingtoni e ka shpallur non-grata, ish-kryeministrin Sali Berisha, të cilin e ka akuzuar për korrupsion. A nuk janë këto qëndrime kontradiktore?
Tomor Alizoti: Jo. Po nisem nga vetmja ime, pasi unë përfaqësoj veten time në radhë të parë. Unë vij nga një familje, e cila është burgosur pikërisht, për aleancën me, ose për dëshirën, ose ka patur edhe aktakuza duke qenë pro-amerikanë, pro-perëndimorë. Partia Demokratike është një parti pro-perëndimore. Edhe zoti Berisha që ju përmendët është themeluesi i pluralizmit në Shqipëri. Pra, historinë nuk e zhbëjmë dot. Por dhe nuk mendoj që prejardhësi i Partisë së Punës, ish-Partia e Punës, nipi i Spiro Kolekës të jetë më afër Shteteve të Bashkuara se Partia Demokratike dhe se shumë demokratë të tjerë. Unë mendoj që edhe takimet që patëm në Kongresin amerikan, me shumë kongresmenë, ishin goxha pozitive, ishin goxha të këndshme dhe mendoj që Partia Demokratike ka një aleancë biologjike me Shtetet e Bashkuara.
Por, unë kam përshtypjen që ne duke qenë edhe konservatorë në vlera dhe në mendime ne vlerësojmë themeluesit e demokracisë në Shqipëri, ata që themeluan Partinë Demokratike nuk mundet që një ditë të bukur t’i lëshojmë ata. Unë mendoj që Partia Demokratike ka hyrë në rrugën e saj dhe do vazhdojë rrugën e saj, si një forcë opozitare me një histori të shkruar brilante, perëndimore. Dhe mos harroni këto janë fakte historike. Në vitin ’91, Partia e Punës u kthye në Parti Socialiste. Është biologjike. Është marrëdhënia jonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Zëri i Amerikës: Megjithatë qëndrimi i Uashingtonit lidhur me zotin Berisha është ai që është. Në rast të një bashkimi dhe një unifikimi edhe më të mëtejshëm jo vetëm në parlament, por edhe konkretisht të opozitës, cili do të duhet të ishte roli i zotit Berisha? A duhet të ishte ai kryetar i asaj pjese të Partisë Demokratike, të cilës potencialisht mund t’i bashkohej edhe zoti Bardhi me grupimin e tij?
Tomor Alizoti: Unë mendoj që edhe ju si Zëri i Amerikës, këto pyetje duhet t’ia shtroni zotit Berisha, kështu që unë nuk përgjigjem dot në emrin e zotit Berisha. Zoti Berisha është themeluesi i Partisë Demokratike, është historiku i Partisë Demokratike. Por, edhe njëherë demokratët janë të bashkuar. Partia Demokratike është një forcë pro-perëndimore, një forcë pro-amerikane, ky ka qenë qëllimi i themelimit dhe mendoj që Partia Demokratike, bashkë me historikun e saj, bashkë edhe me zotin Berisha, edhe me shumë demokratë, me shumë vlera, do gjejë mënyra të shpëtojë Shqipërinë nga mafia, nga autokracia dhe nga destabilizimi, i cili mund të jetë shumë pranë Shqipërisë, nëse Shqipëria merr këtë rrugë. Sepse e kam diskutuar dhe me kolegët që takova në Kongresin amerikan që stabilitetin e prodhon vetëm demokracia. Demokracia prodhon stabilitet, jo autokracia. Autokracia prodhon destabilizim. Dhe ju e shikoni që fakti që parlamenti shqiptar nuk funksionon dhe trishtimi i njerëzve dhe mllefi i njerëzve – nuk përfaqësohen njerëzit – do prodhojë destabilitet në Shqipëri dhe kjo nuk është mirë për interesat në rajon. Nuk është mirë për Shqipërinë, por nuk është mirë as për Perëndimin. VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38