Flash News

Ditari i Opozitës

Amfiteatri i Durrësit me koncesion, reagon Salianji: Qeveri plaçkit sikur çdo ditë të jetë e fundit

Amfiteatri i Durrësit me koncesion, reagon Salianji: Qeveri plaçkit

Qeveria ka vendosur të zgjerojë listën e trashëgimive kulturore, të cilat po jepen me koncesion. Pas Parkut Kombëtar të Butrintit dhe Pallatit të Brigadave, radhën këtë herë e ka Amfiteatri i Durrësit.

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka reaguar në një postim në Facebook ku shkruan se qeveri po i merr Shqipërisë dhe shqiptarëve gjithçka dhe e ndan si plaçkë me klientelën e saj.

“Qeveri që i merr Shqipërisë dhe shqiptarëve gjithçka dhe e ndan si plaçkë me klientelën që bashkëndan pushtet dhe para!

Pas rrugëve, porteve, aeroporteve, shëndetësisë, mineraleve, bregdetit, çdo pasurie dhe burimi natyror që ka ky vend e kanë ndarë në pak duar, tani po përlajnë Butrintin, Pallatin Mbretëror dhe Amfiteatritn e Durrësit!

Qeveri që plaçkit me ritme sikur çdo ditë të jetë dita e fundit!”, shkruan Salianji.

  

Të fundit