Flash News

Ditari i Opozitës

Analizë e 25 prillit dhe reformim i partisë/ PD mbledh sot Kryesinë, çfarë pritet

Analizë e 25 prillit dhe reformim i partisë/ PD mbledh sot

Lulzim Basha do të mbledhë sot për herë të parë Kryesinë e Partisë Demokratike, pas rikonfirmimit për herë të tretë në krye të kësaj force politike.

Takimi pritet të nisë në orën 11:00 në selinë blu. Dy pikat vendimet që pritet të miratohen në mbledhje janë:

1. Miratimi i metodologjisë së analizës në nivel Qarku, Dege, Grupseksioni dhe Seksione për masakrën zgjedhore të 25 Prill.
2. Thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë më datë 17 Korrik 2021, dhe miratimi i rendit të ditës së Kuvendit.

Basha i konsideron si një masakër elektorale zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, gjithsesi Partia Demokratike pritet të bëjë një analizë mbi rezultatin në nivel Qarku, Dege, Grupseksioni dhe Seksione.

Gjithashtu anëtarët e Kryesisë pritet të diskutojnë dhe të vendosin gjithashtu nëse Kuvendi Kombëtar, i cili do mblidhet më 17 Korrik, do të ketë në fokus edhe nisjen e procedurës për shpalljen e garës për të gjitha nivelet drejtuese të PD-së, duke filluar nga ato më të ulëtat në nivel lokal e deri te Kryesia dhe sekretariatet. 

Gjithsesi vlen të theksohet se Këshillit Kombëtar mandati i përfundon në vitin 2022, ndërsa sekretariateve  dhe nënkryetarëve u përfundon në fillim të vitit 2023. Por, burime nga selia blu, bëjnë me dije se Lulzim Basha është duke punuar për të rifreskuar ekipin e tij në krye të PD-së duke nisur nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt.

PD aktualisht ka vakante 4 pozicione, të rëndësishme për shkak të largimeve apo mandateve të përfunduara.

- Kryetarja e Lidhjes së Gruas Demokrate-së; ky post akualisht mbahet nga Albana Vokshi, por qëndron në përfundim të mandatit të saj.

- Kryetari i Forumit Rinor të PD-së; ky post mbahet nga Belind Këlliçi, por ky i fundit pasi mori mandatin e deputetit më 25 prill, pritet t’i hap mundësinë të rinjve për të garuar për drejtimin e Forumit Rinor.

- Sekretari organizativ i PD-së; Ky post mbahej nga Sahit Dollapi, i cili dha dorëheqjen pas zgjedhjeve të 25 prillit.

- Zëdhënësja e PD-së; këtë post e mban Ina Zhupa, e cila mori mandatin e deputetes në qarkun e Vlorës

Të fundit