Flash News

Ditari i Opozitës

Andia Ulliri më e votuara nga PD në Durrës, kush është 22-vjeçarja

Andia Ulliri më e votuara nga PD në Durrës, kush është
Andia Ulliri

Kandidatja më e re për deputete, 22-vjeçarja Andia Ulliri rezulton më e votuara nga PD në qarkun Durrës. Ajo ka grumbulluar 5289 vota. Ulliri është e renditur e 6-ta në listë.

Pas saj renditet kandidatja Manjola Luku me 4675 vota, Igli Cara me 3.379 vota dhe Rezart Tusha me 3,061 vota.

PD ka fituar 6 mandate në këtë qark dhe nëse nuk ka ndonjë përmbysje të rezultatit, 22-vjeçarja do të jetë deputetja më e re e Kuvendit. Studentja që mund të jetë deputete e ardhshme, kandidon në zonën e Fushë-Krujës, në qarkun e Durrësit.

Gjatë fushatës elektorale, ajo ka folur për objektivat e saj dhe temat që do të adresojë në Kuvend, si rindërtimi, emigrimi masiv, roli i femrës dhe rinia.

Të fundit