Flash News

Ditari i Opozitës

Anëtarët e Komisionit të Rithemelimit shkojnë në PD, Basha kyç dyert e selisë

Anëtarët e Komisionit të Rithemelimit shkojnë në PD,

Disa anëtarë të Komisionit të Rithemelimit të PD-së kanë mbërritur në selinë blu pas përfundimit të afatit që i kishin vendosur kryedemokratit Lulzim Basha për të liruar zyrën.

Flamur Noka, Sorina Koti, Luçiano Boçi, Tritan Shehu, Luan Baçi dhe të tjerë i kanë provuar të gjithë dyert për të hyrë në seli, por ato kanë qenë të kyçura.

Më herët dera kryesore nuk u hap as për nënkryetaren Jorida Tabaku. Por tashmë ishin mbyllur edhe dyert që ndodhen në pjesët anësore të godinës.

Demokratët pyetën gazetarët se çfarë kishte ndodhur dhe nëse ishin lejuar të hynin në selinë blu, por këta të fundit, me ndryshimet e reja kanë qëndruar vetëm në mjediset e jashtme.

Deklaratën që Komisioni do ta zhvillonte në ambientet e brendshme të selisë, por si përfundim e dha jashtë saj. Deputeti Flamur Noka shprehu bindjen se demokratët do e marrin selinë blu në datën 8 janar dhe në mënyrë paqësore.

Gjithashtu hodhi akuza ndaj Bashës, të cilin e quajti pengun e Edi Ramës. Sipas tij, kryedemokrati e ka kthyer Partinë Demokratike si një burg të sigurisë së lartë.

 

Të fundit