Flash News

Ditari i Opozitës

Anulimi i mbledhjes Këshillit të Mandateve pas dorëheqjes së Bllakos, Alibeaj: E padëgjuar! Shkelje nga Kuvendi

     
Anulimi i mbledhjes Këshillit të Mandateve pas dorëheqjes së
 

Kreu i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj e ka cilësuar si një shkelje të kushtetutës, rregullores dhe kompetencave të kryetarit të Kuvendit vendimin për anulimin e mbledhjes së Këshillit të Mandateve pas dorëheqjes së Alqi Bllakos nga mandati i deputetit.

Në një deklaratë për mediat, Alibeaj tha se për këtë, pesë deputetë të PD kanë paraqitur një kërkesë për thirrjen e mbledhjes këtë pasdite.

“Kryetarja e kuvendit ka vendosur që të anulojë mbledhjen.  E çuditshme! E padëgjuar, në shkelje të kushtetutës, rregullores dhe kompetencave të kryetarit të Kuvendit.

Në momentin që kryetari i kuvendit nxjerr këshillin, kompetenca i shkon këtij këshilli, që të analizojë këtë kërkesë. Më pas është këshilli ai që vendos për heqjen e imunitetit apo jo. Është Këshilli që vendos dhënien e autorizimit, ose jo, pra heqjen e imunitetit ose jo. Pa këtë përgjigje ka një mungesë, një mangësi.

Nuk ishte e habitshme fakti që do anulohej mbledhja e Këshillit, duke iu bërë pengesë drejtësisë, se ngelët pa përgjigje kërkesa e SPAK, është e drejta e tij që të japë dorëheqjen, por kjo nuk ndikon në detyrimin që kanë deputetët për t’u shprehur për kërkesën e SPAK.

5 deputetë të opozitës kanë paraqitur një kërkesë e protokolluar, që ka këtë objekt “kërkesë për thirrjen e Këshillit të mandateve”, tha Alibeaj në një deklaratë për mediat.


 

Të fundit