Flash News

Ditari i Opozitës

Anulohet mbledhja e Komisionit të Çështjeve Sociale, Gjergji: Mbështesim aksionin opozitar

Anulohet mbledhja e Komisionit të Çështjeve Sociale, Gjergji:

Kryetarja e Komisionit të Çështjeve Sociale, Zhani Gjergi ka anuluar mbledhjen e planifikuar sot. Gjergji tha se mbështesin aksionin e opozitës dhe se mbledhja nuk mund të vijohet.

Opozita nuk u lejua të hyjë në ambientet e Kryesisë së Kuvendit nga Garda, e cila tha se bëhej fjalë për deputetët e përjashtuar.

Por, në fakt hyrja u ndalua për disa minuta edhe për deputetët të cilët nuk ishin përjashtuar. Kjo shkaktoi tensione mes demokratëve dhe punonjësve të Gardës.

Deputetët e opozitës u futën nga dritarja për të marrë pjesë në komisione.

Të fundit