All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

Apeli pranon shqyrtimin e ankesës së Bardhit, caktohet relatori i çështjes

All - Paragraf - 1

Apeli pranon shqyrtimin e ankesës së Bardhit, caktohet relatori i

Gjykata e Apelit ka vendosur të marrë në shqyrtim ankesën e Gazment Bardhit për të njohur ndryshimet e bëra në statut në Kuvendin e 18 Dhjetorit, të thirrur nga Lulzim Basha.

All - Paragraf - 3

Mësohet se  relatori që do të shqyrtojë çështjen në Apel, është Gent Shala. Gjykata njoftoi sot pranimin e kërkesës së Bardhit, ndërsa gjykata e Tiranës njohu statutin e Kuvendit të 11 Dhjetorit, duke njohur juridikisht si drejtues të PD, Komisionin e Rithemelimit.

“Duke marrë parasysh interesimin e shtuar të mediave, shtypit të shkruar dhe atij on line, si edhe në përgjithësi opinionit publik, informojmë sa vijon: Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë u shqyrtua kërkesa me Nr. 214 Akti, datë 13.12.2021, me kërkuese: Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Sekretari i Përgjithshëm z. Gazment Bardhi; me objekt: Pasqyrimin e ndryshimeve të Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe të organeve të reja të zgjedhura në Kuvendin Kombëtar të datës 17.7.2021, e gjykuar nga gjyqtare znj. Blerina Muça, për të cilën kjo gjykatë ka dhënë vendimin nr. 2, datë 18.03.2022 dhe ka vendosur: “1. Pranimin e kerkeses se pales kerkuese Partia Domokratike e Shqiperise. 2. Depozitimin e satutit dhe vendimeve te dala nga Kuvendi Kombetar i Partise Demokartike te Shqiperise e dates 17.07.2021. 3. Kunder ketij vendimi mund te behet ankim sipas ligjit”, njofton gjykata.

Të fundit