Flash News

Ditari i Opozitës

Apeli pushoi çështjen e statutit, flet Berisha: Alibasha pranoi ‘de facto’ Kuvendin e 11 dhjetorit

Apeli pushoi çështjen e statutit, flet Berisha: Alibasha pranoi

Enkelejd Alibeaj tërhoqi sot ankimimin për statutin e Partisë Demokratike. Gjykata e Apelit pranoi kërkesën e tij duke pushuar çështjen, e cila zvarritej prej kohësh pa dhënë një vendim për çështjen e statutit.

Kryetari i PD-së Sali Berisha reagoi për vendimin e Apelit dhe atë të Alibeajt përmes një deklarate nga selia blu. Berisha u shpreh se Alibeaj u tall me veten e tij duke e mbajtur zvarrë çështjen në gjykatë, në sinkron me Ramën.

Berisha deklaroi se Alibeaj duke u tërhequr nga Kuvendi i 18 dhjetorit, pranoi de facto Kuvendin e 11 dhjetorit.

Sa i përket vendimit të Apelit, Berisha tha se ishte një vendim i prerë që duhet të ishte regjistruar në regjistrin e partive, por është Rama ai i cili mban peng gjykatat e vendit.

“Alibasha tallet me veten e tij. Kur dëgjova që Alibasha deklaroi se u zvarrit, në një kohë kur ishte avokati i tyre që katër seanca, ose gjykata përdorte si pretekst se nuk e di si kombinohen me Ramën, kësaj i thonë të tallesh me veten.

Kurse vendimi i Gjykatës së Tiranës është një vendim i prerë, i cili automatikisht duhej regjistruar në regjistrin e partive. Rama ka marrë peng gjykatën dhe nuk lejon regjistrimin. Alibasha, në asnjë vend të botës, përveç në drejtësinë e Edi Ramës, nuk mund të bëhet palë në një proces që nuk ka qenë palë.

Duke u tërhequr nga Kuvendi i 18 dhjetorit, Alibasha de facto pranoi Kuvendin e 11 dhjetorit. Por ai zbaton urdhrat e Edi Ramës. Ata janë të pavlerë, që keqpërdoren nga një njeri që nuk ka asnjë parim, nuk respekton asnjë parim, asnjë ligj, asnjë normë”, deklaroi Berisha.

Të fundit