Flash News

Ditari i Opozitës

Apeli shtyn sërish seancën për PD, kërkohet përjashtimi i gjyqtares

Apeli shtyn sërish seancën për PD, kërkohet përjashtimi

Gjykata e Apelit ka shtyrë sërish seancën për Partinë Demokratike. Seanca e radhës do të zhvillohet më 17 janar në orën 09:00.

Shtyrja e seancës u bë pasi grupi i Enkelejd Alibeajt kërkoi përjashtimin egjyqtares Irida Kacerja, me argumentin se gjyqtarja kishte kërkuar një seancë më parë që të rregullonte prokurën e përfaqësimit sipas statutit.

Ankimimi në Apel është bërë nga deputetët mbështetës të Alibeajt. Apeli pritet të shqyrtojë kërkesën e tyre për përjashtimin e gjyqtares.

Më 25 mars, Sali Berisha u bë kryetari legjitim i Partisë Demokratike pasi gjykata njohu Kuvendin e 11 dhjetorit dhe vendimet e tij duke rrëzuar kuvendet dhe presionet e Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt. Pas këtij vendimi, Alibeaj deklaroi se do të ankimonte vendimin.

Të fundit