Flash News

Ditari i Opozitës

Arben Ristani thotë se pjesëmarrja në primare është shumë e lartë: Do ta shtyjmë orarin e votimit nëse do të ketë radhë

Arben Ristani thotë se pjesëmarrja në primare është

Rreth 14 mijë demokratë janë thirrur për të votuar në primaret e zhvilluara nga Komisioni i Rithemelimit, ku do të përzgjedhin kandidatët që do të marrin pjesë në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit. 

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Arben Ristani në një deklaratë për mediat nga Gjirokastra tha se pjesëmarrja në primare ka qenë shumë e lartë dhe tha se nëse do të ketë radhë, votimi do të shtyhet. 

Ristani tha se qendrat e votimit do të qëndrojnë të hapura derisa të votojnë të gjithë. 

“Votimi ka pasur një pjesëmarrje shumë të lartë, konkurrencë reale mesa kandidatëve. Ajo që është për t’u theksuar është demokraci në veprim e demokratëve. Demokratët me votë zgjedhin përfaqësuesit e tyre. Pjesëmarrja ka qenë shumë e mirë, rreth 400 vetë po shkojnë në votime këtu në Rrogozhinë. Edhe në degën e Vorës ka pasur një pjesëmarrje shumë të lartë. Kandidatët janë të zgjedhur me kujdes nga propozimet e anëtarësisë. Janë njerëz intelektualë me kontribute të shquara në PD. Siç ju thashë me një konkurrencë reale midis tyre. E kishim lënë në 5 për ta mbyllur, por nëse do të ketë vazhdimësi në votime, sigurisht do t’i japim mundësin të gjithëve që kanë dëshirë për të votuar, ta realizojnë atë”, tha Ristani, anëtar i Komisionit të Rithemelimit. 

Të fundit