Flash News

Ditari i Opozitës

Argita Malltezi kryetare e PD? Këlliçi: S’ka avantazh pse është e bija e Sali Berishës

Argita Malltezi kryetare e PD? Këlliçi: S’ka avantazh pse

Anëtari i kryesisë së PD, njëherësh ish-kandidati për kryetar në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka komentuar zërat se Argita Malltezi mund të pasojë kryetarin e PD-së.

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euroneës Albania, a theksoi se fakti që është e bija e Sali Berishës,  nuk i jep avantazh zonjës Malltezi që të jetë në krye të opozitës.

Unë do isha dakord që lider i PD-së të bëhet kushdo që futet në garë dhe merr mbështetjen e demokratëve, ka platformën e vet dhe merr mbështetjen e shumicës në PD. Pak më intereson emri. Zonja Malltezi këto ditë kemi parë që ka pasur reagime.

Ka ardhur për herë të parë në Kuvendin e PD që ka mbajtur një fjalim. Jo vetëm zonja Malltezi po kushdo që do donte të merrte lidershipin e PD do të duhet të marrë mbështetjen e shumicës. Argita nuk e ka  avantazhin për fakti që është e bija e Sali Berishës”-tha ai.

 

Të fundit