Flash News

Ditari i Opozitës

Armët kundër opozitës në parlament, Spahia: Sirenat e alarmit po bien edhe për ndërkombëtarët

Armët kundër opozitës në parlament, Spahia: Sirenat e

Anëtari i kryesisë së PD, Bardh Spahia dënoi dhunën shtetërore kundër deputetëve të opozitës dhe e krahasoi parlamentin e sotëm me atë të kohës së diktaturës komuniste.

Në reagimin e tij, Spahia, shprehu bindjen se as dhuna, as armët kundër opozitës nuk do ta shpëtojnë dot Edi Ramën, të cilin e quan pasardhës të diktatorit komunist.

Spahia u bëri thirrje përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar të dëgjojnë sinjalet e përsëritura të alarmit të një shteti që vuan partneritetin e qeverisë me krimin.

Reagimi: 
Ky nuk është më parlament por kuvendi i republikës popullore socialiste të Shqipërisë.
Armët e shtetit kundër opozitës, të cilat për të mbajtur pushtet janë bërë një me armët dhe blindat e krimit kundër opozitës, janë fytyra e vërtetë e një pushteti të zhytur në krim dhe hajni.
Deputetët e opozitës janë të zgjedhur me votat e njerëzve të ndershëm dhe jo të krimit. Ndaj askush nuk duhet të guxojë ti ndalojë ata në ushtrimin e një funksioni të shenjtë, ai i shërbëtorit publik dhe përfaqësimit të interesit të qytetarëve.
Dhuna e turpshme sidomos ndaj grave deputete është një akt i ulët prej burracakësh i atyre që i tremben zërit të opozitës. Kthimi i parlamentit në një strofkë ilegjitimiteti i mbrojtur nga drejtues të inkriminuar të policisë, nuk do i shpëtojë pasardhësit e diktatorit nga zemërimi i atyre që akoma e duan këtë vend dhe që kanë vendosur ti dalin zot.
Ka kohë që ai parlament është kthyer në noter të abuzimeve të një individi që sundon narkoshtetin me dhunë, krim dhe blerje të gjithkujt. Por lirinë e shqiptarëve të ndershëm e patriot nuk do mund ta blejë kurrë. Imazhet e sotme duhet të jenë e disata sirenë alarmi edhe për ndërkombëtarët teksa shohin një deputet të kërcënohet me armë brenda territorit të parlamentit dhe një deputete grua të dhunohet nga shërbëtorë të verbër të së keqes.

Të fundit