Flash News

Ditari i Opozitës

Arrestimi i Belerit, Xhaçka reagon pas ‘kërcënimit’ të Mitsotakis: Athina të presë faktet

Arrestimi i Belerit, Xhaçka reagon pas ‘kërcënimit’

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka reaguar lidhur me arrestimin e kandidatit të opozitës në Himarë, Fredi Beleri. Reagimi i Xhaçkës vjen pasi kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis ‘kërcënoi’ Shqëpërinse se nëse donte të integrohej në BE, duhet të lirojë të arrestuarin.

Xhaçka shkruan në Tëitter se blerja e votës është një shkelje e rëndë e ligjit dhe Beleri është i barabartë si gjithë tjetër, përpos faktit se kandidon për kryebashkiak në zgjedhjet vendore.

Ministrja kujdeset për mesazhet që i përcjell Greqisë duke kërkuar që Athina zyrtare të monitorojë çështjen, por siç duket nuk e sheh shumë të nevojshme informimin e institucioneve të Bashkimit Evropian.

“Blerja e votave është një shkelje e rëndë në legjislacionin tonë dhe agjencitë tona të zbatimit të ligjit kanë prioritet luftimin e saj gjatë kohës së zgjedhjeve. Kjo vlen për të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë, përfshirë vëllezërit dhe motrat tona minoritare greke që marrin pjesë në zgjedhjet tona.

Kandidatura e shtetasit shqiptar Fredi Beleri që kandidon për zgjedhje nga bashkëqytetarët e tij, nuk kërkon ndonjë trajtim të veçantë. Ai është i barabartë para ligjit si kushdo tjetër. I takon vetëm prokurorëve dhe gjyqtarëve që ta trajtojnë këtë çështje në përputhje me provat.

Ne i nxisim me respekt miqtë tanë grekë në Athinë që të monitorojnë nga afër zhvillimin e çështjes me durim, duke lejuar drejtësinë shqiptare të kryejë punën e saj pa presione të jashtme apo mesazhe përçarëse. Është mirë të mbajmë të informuar Brukselin, por duhet të presim edhe shfaqjen e fakteve”, shkruan Xhaçka.

Arrestimi i Belerit erdhi pas sulmeve të vazhdueshme nga kryeministrit Rama i cili e quajti vazhdimisht një injorant dhe kandidat që kërkon të helenizojë Himarën. Akuzave të Ramës i është përgjigjur edhe Beleri i cili tha se nuk priste që Rama në fushatë të vishte kostumin e kryetarit të PS-së, por të kryeministrit.

Të fundit