Ditari i Opozitës

Arrestimi i Jorgo Goros, deputeti i PD: Hallka që mungon, a do të shkojë SPAK te porositësit e korrupsionit?

Arrestimi i Jorgo Goros, deputeti i PD: Hallka që mungon, a do të

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka komentuar arrestimin për shpërdorim detyre të kryebashkikaut në detyrë të Himarës, Jorgo Goros.

Në një postim në Facebook, Sula shkruan se rasti i Goros është një nga dhjetëra e qindra rastet që tregon se si korrupsioni është e përfshirë në çdo qelizë të administratës, por sipas tij në rastin e djeshëm të SPAK mungon një hallkë për të lidhur zinxhirin.

Për këtë, ai ngre pyetjen, a do të shkojë SPAK te porositësit e korrupsionit?  

Postimi i plotë:

Po porositësit e korrupsionit a kanë përgjegjësi ligjore!

SPAK arrestoi dje, një tjetër të zgjedhur nga radhët e socialistëve. E nëse i llogarisim që prej 2013 e deri më tani, duket se numri i zyrtareve socialist në burg është me i lartë se atyre që janë jashtë.

●Kryebashkiaku socialist i Himarës Jorgo Goro u arrestua për shpërdorim detyre në lidhje edhe me dhënien e statusit investitor strategjik bashkëshortit të një ish-ministre që ishte në detyrë në atë kohë. Në akuzuar janë edhe zyrtarë të tjerë lokal që kanë patur rolin e tyre ne falsifikimin e dokumenteve.

●Ky nuk eshte thjesht nje rast i izoluar por eshte një nga dhjetrat e qindra rastet që tregon se si korrupsioni është e përfshirë në cdo qelizë të administratës. Po ashtu tregon filozofinë e pushtetarëve: bëjmë çtë duam se nuk na “hyne gjemb në këmbë”.

●Por në rastin e djeshëm të SPAK mungon një hallkë për të lidhur zinxhirin. Të gjihë ato akte korruptive që Goro me shok kanë bërë, për kë i kanë bërë? A kanë zyrtarët e thjeshtë por edhe të zgjedhurit lokalë kurajon që ti kthejnë fjalën Ministrave të besuar të KM?

Këtu është edhe hallka që mungon. A do të shkojë SPAK te porositësit e korrupsionit? Unë i përgëzoj për punën që kanë bërë deri këtu dhe i inkurajojë të shkojnë te thelbi i gjësë.

 

Të fundit