Flash News

Ditari i Opozitës

Arrestimi i Metës, mblidhet sot Kryesia e PD-së

Arrestimi i Metës, mblidhet sot Kryesia e PD-së

Partia Demokratike do të zhvillojë një mbledhje të Kryesisë së saj në orën 18:00, pas arrestimit të ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta, me urdhër të SPAK.

Anëtarëve të kryesisë së PD-së pritet t’iu drejtohet me një mesazh përmes teknologjisë edhe kreu demokrat, Sali Berisha.

Berisha në reagim tha se Meta është goditur nga ata që i konsideroi si kriminelë me uniformë që rrëmbyen ish-Presidentin e Republikës.

Në mbledhjen e sotme pritet të vendoset mbajtja e një tjetër proteste në Tiranë.

Mbledhja e Kryesisë së PD-së, zhvillohet në të njëjtën orë me atë të PS-së. Kjo e fundit pritet të diskutojë mbi përgatitjet lidhur me zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Të fundit