Flash News

Ditari i Opozitës

Arrestimi i nënës lehonë, Çupi: Si mund të thyhet ligji kaq rëndë? Krimi dhe vrasësi janë rrugëve

Arrestimi i nënës lehonë, Çupi: Si mund të thyhet

Deputetja demokrate Dhurata Çupi, në seancën plenare të Kuvendit, ka ngritur si shqetësim dy ngjarjet e fundit: atentati në “Don Bosko” dhe arrstimi i nënës lehonë në Shkodër për një gjobë.

Nga Kuvendi, Çupi tha se të arrestosh një nënë është thyerje e rëndë e kodit penal. Çupi kërkoi debat nga institucionet shtetërore për të dhënë llogari mbi ngjarjen.

Referuar atentatit në “Don Bosko” ku mbeti e vrarë gabimisht Mimoza Paja banakiere e lokalit ku ndodhi ngjarja, Çupi tha se sot vrarësit dhe kimrinelët bredhin të lirë rrugëve.

“Si mundet që të thyhet kaq rëndë kodi penal. Rasti i burgosjes së një nëne që ka një foshnje 1 vjeç është i rëndë. Sot krimi është rrugëve, të korruptuarit është rrugëve, vrasësit janë rrugëve dhe arrestohet një nënë duke e ndarë nga foshnja. Kjo është një çështje sensitive. Duhet të ketë një debat të fortë ku institucionet shtetërore duhet të japin llogari lidhur me këtë ngjarje. Këtu para disa ditësh u festua 8 marsi ku nuk ngeli qeveritar duke bërë statuse ndoshta edhe me fotot të rreme për like, por sot nuk ka asnjë reagim. Seanca sot duhet të fillonte me një reagim”, tha Çupi.

Të fundit