Flash News

Ditari i Opozitës

"Arritja ime më e madhe", Berisha replikon Ramën: Vizat me BE i hoqëm ne, ti dërgoje e-maile në Bruksel

"Arritja ime më e madhe", Berisha replikon Ramën: Vizat me

Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar ndaj një deklarate të kryeministrit Edi Rama gjatë një takimi me studentët.

Teksa fliste për shmangien e radhave në aeroportet europiane për shkak të pasaportës shqiptare, Rama theksoi kjo ishte arritja e tij më e madhe.

Lidhur me këtë deklaratë Berisha shkruan në FB se vizat me BE-në u hoqen në vitin 2010 kur PD ishte në pushtet, ndersa kujton se asokohe Rama bënte greva urie dhe dërgonte email-e në Bruksel se po u hoqen vizat do ju dynden 800 mijë shqiptarë.

"Kur nuk ke turp thua çdo gjë.
Miq, vizat me BE-në u hoqen në vitin 2010! Ky bënte greva urie dhe dërgonte email-e në Bruksel se po hoqet vizat do ju dynden 800 mijë shqiptarë. Kurse tani heqjen e vizave e quan arritjen më të madhe të jetës së tij! Kur nuk ke turp, thua çdo gjë!", shkruan Berisha. 

Të fundit