Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Arsimi i ‘Rilindjes’ përmbi varret e Irsës dhe Martinit

Nga Lili Sula
Arsimi shqiptar nga turpi i analfabetizmit ka kaluar ne një stad shumë të dhimbshëm: ai po përgjaket me histori konfliktesh, aksidentesh, vrasjesh e vetëvrasjesh të vijueshme; arsimi i fëmijëve tanë ka shënuar rekordet më të zeza të historisë, por asnjë institucion nuk ndjehet e nuk shprehet e aq më pak të mbajë përgjegjësi.
Klima e dhunës dhe bullizimit ka shënuar një zinxhir ngjarjesh shumë të rënda në arsimin parauniversitar publik dhe jopublik. Goditja me thikë e 17 vjeçarit në shkollën “Gjergj Kastrioti”, në fshatin Baz të Matit gjatë orës së Fizkulturës me pasoja të rënda, pason konfliktin mes dy bashkëmoshatarëve të shkollës së mesme Cakran në Fier, ku dy 17 vjeçarët u plagosën me mjete prerëse.
Këto ngjarje kulmojnë në tragjedinë e Gjirokastrës ku gjimnazistja 17 vjeçare, Irsa M. nxënëse e shkollës Siri Shapllo, i dha fund jetës, sipas të dhënave në media, për shkak të bullizimit nga mjedisi shkollor, sepse ishte e varfër. Ngjarja e kobshme e Gjirokastrës pason atë të 15-vjeçarit Martin C. në një hark kohor në më pak se tre muaj duke i ngulur thellë vulën e zezë të turpit strukturave drejtuese të ministrisë së Arsimit dhe ministres O. Manastirliu, dhe duke shënuar përfundimisht kalbjen dhe dekompozimin e një sistemi të tërë.
Izolimi dhe ankthi që ndjente Irsa, të shprehura në letrën para se t’i jepte fund jetës: ‘’O Zot, përse po vuaj kështu vallë? Unë jam kjo që jam dhe miqtë dhe shokët kërkoj të më respektojnë. Por ata tallen me mua. Unë ndihem kaq e vetmuar në vetminë time. Nuk më vjen turp për veshjen time. Kaq mundësi kanë prindërit e mi... Po përse u dashka të jem kaq e veçuar? Ku të ankohem? Kujt t’i drejtohem? Kujt t’ia hap zemrën time? Tek askush nuk kam besim....’’ janë akuzë e fuqishme ndaj shtetit dhe shoqërisë.
Asnjë prononcim institucional dhe, si në raste të tjera, asnjë shprehje apo mbajtje përgjegjësie nuk pati për ikjen nga kjo jetë të gjimnazistes nga Gjirokastra.
Asnjë reagim nga institucionet e arsimit as për shuarjen e jetës në moshë 20 vjeçare të studentes Megi Xh. në aksident rrugor, aksident për të cilin mediat njoftojnë se në segmentin rrugor fatal është derdhur vaj qëllimshëm për të ndodhur aksidente.
Masat e vetme janë fotot dhe regjistrimet entuziaste mediatike për të qarkulluar qindra herë në rrjete sociale.
Heshtja e diktuar nga O. Manastirliu për të mos reaguar për ngjarje të mynxyrshme, si për rastin e shkollës Fan Noli edhe për këtë të Gjirokastrës, nuk kursen as dhimbjen e vrasjes së adoleshentëve, duke shtypur ngjarje kaq të rënda qe as në vendet e botës së tretë nuk ndodhin të tilla, kaq fatale dhe kaq të përsëritura.
Sot fëmijët tanë mbushin sallat e kuvendeve të rilindjes, ndërkohë që, mjediset e shkollave bëhen gjithnjë e më të pasigurta; me rritje të theksuar të numrit të nxënësve të përfshirë në konflikte me pasoja të rënda fizike dhe psikologjike. Shkolla jonë nuk ofron mbështetjen e duhur psikologjike dhe programe këshillimi, duke mos identifikuar dhe adresuar problemet emocionale dhe sociale që përkeqësohen me kalimin e kohës. Nga ana tjetër, nxënësit e perceptojnë si masë ndëshkuese dhe disiplinore shërbimin psikosocial duke shenjëstruar kështu mungesën e profesionalizmit të trupës mësimore dhe administrative.
Ekspertët e arsimit të testimit PISA më 2022 kanë theksuar rritjen e nivelit të konfliktualitetit në shkolla, të dhunës fizike mes nxënësve, të bullizmit, por ende asnjë masë nuk është marrë që shkolla të sigurojë qëndrim të sigurt dhe miqësor për nxënësit dhe bashkëjetesë të paqtë mes tyre.
Këto ngjarje e të tjera denoncime bëjnë të qartë për qytetarët që Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe strukturat në varësi të saj po shkelin më këmbë të drejtat e fëmijëve të cilat mbrohen nga Konventa ndërkombëtare mbi të drejtat e fëmijës, neni 3., ku shprehet se ‘’Shtetet Palë marrin masa që institucionet, shërbimet dhe qendrat që përgjigjen për kujdesin dhe mbrojtjen e fëmijëve të veprojnë në përputhje me normat e caktuara nga autoritetet kompetente, veçanërisht në fushën e sigurisë, të shëndetit, të numrit dhe aftësive të personelit të tyre si dhe të kontrollit të duhur.’’
Gjithashtu, Ligji për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës, Neni 18, pika g, përcakton shprehimisht përgjegjësitë e Ministrisë së Arsimit e të strukturave arsimore parauniversitare që ‘’të ngrenë mekanizma efikase për parandalimin, trajtimin brenda shkollës dhe raportimin tek autoritetet përgjegjëse të situatave të dhunës, duke përfshirë edhe ato ndërmjet vetë fëmijës brenda shkollës (bullizmi).’’
Këta mekanizma rezultojnë të jenë fals, asesi efikasë.
Shtrohen pyetjet: Kush e monitoron shërbimin psiko-social dhe a ka ndonjë raport mbi punën e deritanishme, që ndryshe, do të thotë: pse numri i punonjësve mbështetës është rritur nëpër shkolla, ndërsa dhuna, konfliktet e bullizimi vetëm shtohen?
Kontrolli i Lartë i Shtetit ndodhet aktualisht në MAS dhe AKAP për verifikimin e performancës së oficerëve të sigurisë në shkolla, ndaj i bëj thirrje që të ushtrojë detyrën e tij me përgjegjësi të lartë dhe paanshmëri, pasi pesha dhe roli i oficerëve te sigurisë është vendimtare në mbrojtjen e të drejtave te fëmijëve.
Gjithashtu i bëj thirrje Kontrollit të Lartë të Shtetit të verifikojë edhe emërimet politike pa konkurs dhe procedurë të stisura nën petkun e ristrukturimit, që janë bërë në Zyrat vendore të arsimit parauniversitar (ZVAP) dhe drejtoritë arsimore rajonale në rrehet Tiranë, Durrës, Fier, Lezhë, Korçë të deklaruara publikisht nga Partia Demokratike më 1 shkurt 2025.
Arsimi shqiptar po shkon në humnerë gjatë këtyre viteve dhe institucionet përgjegjëse vetëm sa i kanë përligjur kobet e humbjes së jetëve të nxënësve e të rinjve dhe rezultatet dërrmuese të testimeve ndërkombëtare. Arsimi ynë e ka humbur misionin thelbësor të edukimit dhe formimit të qytetarëve të ardhshëm duke mos i përgatitur ata për jetën, për të menduar në mënyrë alternative, duke mos i aftësuar për tregun e punës, por duke investuar në dearsimimin e nxënësve - ndaj sot 47 % e nxënësve shkruajnë e lexojnë me vështirësi. Dhe dihet, se diktaturat dhe shtetet autokratike, përpos sofistikimit të propagandës i kushtojnë vëmendje errësimit të mendjes së fëmijëve e popullit, shtypja e të cilëve do t’u kthehet shumë shpejt në uragan.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38