Flash News

Ditari i Opozitës

"Arsyet e rrënimit të shëndetesisë në këto 11 vite"

"Arsyet e rrënimit të shëndetesisë në këto 11

Koordinatori për Programin Ekonomik në PD, Dorjan Teliti, rendit disa nga arsyet e rrënimit të shëndetesisë në këto 11 vite dhe fton shqiptarët të protestojnë në 11 korrik për një Shqipëri normale.   

Më poshtë statusi i Telitit:

Rrënimi i qëllimshëm i shëndetësisë shqiptare, një arsye më shumë për të protestuar në 11 korrik!

1. Gënjyen shqiptarët se do financonin cdo vit shëndetësinë me 5% të PBB-së, ndërkohë që financimi real është 2 herë më i ulët.

2. Shkatërruan buxhetin e shëndetësisë duke e fokusuar në faturat e kripura të PPP-ve klinteliste e korruptive. 50 milionë euro po paguhen vetëm gjatë këtij viti 2024.

3. Hoqën kufizimet për vendin e origjinës për ilacet që importohen në Shqipëri, ilacet me origjinë të dyshimtë dhe cilësi të ulët u dyndën në tregun vendas.

4. Spitalet në mungesë të theksuar të ilaceve, ku pacienti shpeshherë detyrohet ti blejë ilacet nga xhepi i tij. 60% e faturës shëndetësore mbulohet nga xhepi i qytetarit dhe vetëm 40% nga buxheti i shtetit e mbushur plot arka e tij me taksat tona.

5. Detyruan mjekët dhe infermierët të largoheshin me mijëra nga vendi, të trysnuar që nga "provimet" e deri te pagat më të ulta në rajon, emigracioni ishte e vetmja zgjidhje për ta dhe fëmijët e tyre. 

Kjo nuk është shëndetësi falas jo...por shëndetësi "e falur" vetëm ndaj një grushti njerëzish të lidhur fort ngushtë interesat me oborrin qeveritar.

Pa një shëndetësi të fortë, nuk mund të kemi një ekonomi dhe shoqëri të zhvilluar, përkundrazi.

Duhet ndryshim, ndaj të gjithë bashkë në 11 korrik të protestojmë për një Shqipëri normale.

https://www.facebook.com/share/wYUbeBaHKnK5gASU/?mibextid=WC7FNe

Të fundit